TIRANE- Këngëtarja Endeta Tarifa vjen me një rrëfim ndryshe për jetën e saj personale por edhe artistike. E ftuar në emisionin “Chic” në ‘News24’ të moderatores Fjodora Fjora, Tarifa flet pa ‘dorashka’ për vendimin që çoi në largimin e saj nga emisioni i humorit ‘Portokalli’ si dhe ndau me publikun një nga momentet e saj më të sikletshme, siç ishte ‘Eurosong’. Po ashtu, kënëtarja thekson se ka vendosur të bëjë ndryshime në jetën e saj.

Ajo pohoi se vendimi për të lënë moderimin ishte konsensual nga të dyja palët, ndërsa tha se kishte ardhur koha që ajo t’i jepte më hapësirë vetes.

“Më përfshiu e gjitha, më përfshiu projekti, e bëra më shumë dashuri. Kur një njeri është kërkues, gërmon në gjithë aftësitë e veta. Ato vite që isha prezantueses e Portokallies, gërmova mjaftueshëm për të përfituar një diomension tjetër për aktrim dhe prezantim. Sigurisht që kjo më la pak larg kompozimeve të reja, por e plotësoja çdo fundjavë me muzikë live. Jam duke punuar disa materiale njëkohësisht. Kisha një uri, një babëzi për muzikë, pas shkëputjes nga prezantimi. Kështu që jam e kënaqur dhe e lumtur dhe përsëri sikur t’ja kem nisur nga e para. Vendimi për të ikur nga ‘Portokallia’ ishte një konsensus le të themi në këtë marrëdhënie. 6 vite nuk janë pak dhe do vinte ky moment. Mund të ishte dhe një vit më parë. Nuk kishte ndonjë keqardhje të jashtëzakonshme. Ti mësohesh po të rrish edhe 6 muaj në një punë, jo për 6 vjet. Por kisha shumë nevojë për qartësinë time, për t’u shlodhur dhe riformatohesha. E kam bërë këtë në shumë drejtime. Jam e lumtur, kam një energji pozitive, ndoshta ka ardhur edhe nga pushimet e tepërta”, tha ajo, shkruan ‘BalkanWeb’.

Mes të tjerash Eneda u ndal edhe tek pjesëmarrja e saj në festivalin e Eurosong, për të cilin theksoi se në ato kohë për të ishte momenti më i sikletëshëm. “Momenti më i vështirë ishte pjesëmarrja në Eurosong. Kishin plasur ndërkohë portalet dhe presioni që bënin mediat, kritikat, lavdërimet, ishin të mëdha dhe thash me vete; ‘ça i bëra vetes’. Por duke e parë pas disa kohësh kam kuptuar se çdo këngëtar duhet të përballet me një eksperiencë të tillë dhe të kuptojë se çfarë është një skenë e madhe”, pohoi këngëtarja.

Sakaq, Eneda nuk mundi të mos përmendte edhe marrëdhënien e saj me të bijën, duke shtuar se mundohet që për të gjëja kohën e mjaftueshme. Teksa tregoi se shkon shpesh në Teatrin e Kukullave me vajzën, Tarifa tha se shpesh herë del duke qarë pasi mbaron shfaqja. “Shkoj shpesh në teatrin e Kukullave me Arian dhe aty me vjen për të qarë, se kuptoj që ka një botë tjetër, me ngjyra. Dal prej aty duke qarë, dhe kjo është e tmerrshme.”, tregon Eneda Tarifa mes të qeshurash.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: