TIRANE-Ka qëndruar për pak ditë në Prishtinë për punë dhe realizimin e një fotosesioni të ri. Po si i ka kaluar ditët atje? ‘’Kanë shkuar shumë bukur, intensivisht, por kështu e bëj jetën edhe në Tiranë. Gjithç­ ka bukur, eksperienca të reja, por cilësia e punëve ka qenë e mirë mbi të gjitha.

Në Prishtinë realizova foto, të cilat do të më duhen për publicitetin e këngës së Eurosong­ut’’, thekson në bisedën e saj fituesja e Festivalit të RTVSH për vitin 2015, Eneda Tarifa. Ajo thotë se pas fitores, ka marrë parasysh të gjitha kritikat dhe vlerësimet dhe se çdo gjë që bëhet në këtë botë, nuk do të thotë se është e mirë apo e keqe për të gjithë ‘’I kam marrë parasysh të gjitha, edhe kritikat, edhe vlerësimet, kur bëhet një zgjedhje nuk është e mirë për të gjithë. Në art, ku konkurrenca është e madhe, puna e madhe dhe konkurset e vogla e të pakta, nuk është pak të fitosh Festivalin e 54­të të RTVSH. E vlerësoj si një nga pikat më të larta të karrierës sime. Festivali është diçka e
madhe e çmimi i saj është thesar’’.

Krahas këngës, Eneida është dhe një prezantuese e shout televiziv “Portokalli” për pesë vite, po si e gjen veten ajo dhe si i ka planet në prezantim?
‘’Jam e bindur se një artist nuk di vetëm të këndojë, por edhe të prezantojë dhe të aktrojë e pastaj përzgjedh. Mua më shkon shumë mirë prezantimi dhe u bënë 5 vite në “Portokalli”. Eshtë buka ime pra
dhe puna ime më e bukur për momentin, pasioni mbetet sigurisht muzika, që nuk e kam lënë asnjëherë. Këndoj fundjavave gjithmonë kur nuk kam ‘Portokalli’’’, thotë këngëtarja Tarifa, e cila flet edhe për
marrdhënien e saj me Erjonin.

‘’Edhe mirë, edhe keq, ashtu është marrëdhënia. E rëndësishme është që në ndërmarrjet e o si e gjen veten ajo dhe si i ka planet në prezantim? ‘’Jam e bindur se një artist nuk di vetëm të këndojë, por
edhe të prezantojë dhe të aktrojë e pastaj përzgjedh. Mua më shkon shumë mirë prezantimi dhe u bënë 5 vite në “Portokalli”. Eshtë buka ime pra dhe puna ime më e bukur për momentin, pasioni mbetet
sigurisht muzika, që nuk e kam lënë asnjëherë. Këndoj fundjavave gjithmonë kur nuk kam ‘Portokalli’’’, thotë këngëtarja Tarifa, e cila flet edhe për marrdhënien e saj me Erjonin.

‘’Edhe mirë, edhe keq, ashtu është marrëdhënia. E rëndësishme është që në ndërmarrjet e veçanta të jemi të lirë që të marrin vendimet tona, e shijoj këtë moment. Sa i përket vajzës, ajo është motivi
kryesor i jetës sonë dhe duhet të them se ka marrë nga të dy nga sensi i humorit, këndon shumë mirë, ka vesh, këndon gjithë ditën e nuk e di nga ka ngjarë. Po u bë këngëtare do të më pëlqente. Aria
këndon më së shumti në shtëpi’’, shton më tej Eneda, e cila shpreh disa mendime edhe për “Portokallinë”.

‘’Është një superpunë dhe sipërmarrje, spektakli që pushton të dielën në darkë të gjithë shqiptarët, një përgjegjësi e madhe, një punë e përditshme. Aktorët janë të mëdhej që për një javë gjejnë batutat
dhe të nxjerrin të qeshurat, jam e kënaqur që jam pjesë e një projekti kaq të madh të humorit shqiptar dhe do ta bëj deri në fund me shumë përkushtim. Aty largohesh nëse nuk e di ta bësh. Kështu që
vërtet më është kthyer në një pasion e një nga dashuritë e jetës, po edhe mënyrë jetese, të prezantuarit. Njerëzit më kanë pritur mirë si prezantuese, edhe pse janë befasuar kur më kanë parë, në fillime’’, përfundon Eneida Tarifa.

(d.b/Panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: