Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me qytetarët në Kavajë ku edhe ka dorëzuar çelësat për banesat e reja, nuk la pa komentuar edhe rritjen e çmimeve në vend.

Ndërsa u ndal tek kriza energjetike, Rama tha se qeveria ka marrë masat e duhura për të përballuar këtë krizë në mënyrë që të mos rëndohet xhepat e qytetarëve që nuk kanë mundësi të paguajnë,.

“Sikur mos mjaftonte pandemia dhe tërmeti vjen taksirati i një krize energjetike dhe i një luftë në Ukrainë. Kjo prek të gjithë vendet, dhe çmimet vijnë këtu si pasojë, por unë jam u bindur se këtë do ta kapërcejmë. Kjo është një krizë që nuk e kemi shpikur vetë dhe si lufta që nuk  e kemi nisur ne, por ne do ta përballojmë siç kaluam edhe këtë. Të gjitha këto do të duhet t’i përballojmë sëbashku. Ne do mbështesim çdo familje që fatura e energjisë të godasë familjen tuaj. Dy vendet që janë futur në luftë janë dy vende me burimet më kryesore të Europës, për energji, gaz, naftë…Edhe pse vështirësitë rriten çdo ditë në do paguajmë nga buxheti i shtetit diferencën e faturës së energjisë të çdo familje. Duhet ta kuptoni se nëse paguajnë energjisë njësoj si para krizës nuk do të thotë se energjia kushton po aq. Nuk duam të lejojmë që pensionistët të mos goditen. Më shumë se gjysmë milioni njerëz janë në nevojë, ka një pafundësi njerëzish që shkojnë në punë me autobus. Ata nuk mund të mbajnë barrën e rritjes së biletës. Ne do paguajmë qindarkë për qindarkë. Por nuk mundet dot që në këtë luftë të mos e ndajmë barrën si shoqëri. Energjinë e keni pa çmim të rritur, por kjo nuk do të thotë t’i lini çmimet ndezur natën, Unë them se do ta kalojmë këtë siç kaluam edhe këtë ku jemi sot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb