Nga: Erjola Jata*TIRANË-Nga dita e sotme qytetarët të cilët kanë detyrime të krijuara deri me datën 31 Dhjetor të vitit të kaluar do të kenë mundësi që deri me datën 15 Korrik 2015 të paguajnë me skemën lehtësuese e njëjjta e cila u përdor deri në datën 31 Mars. Sipas ministrit te Energjitikës Damian Gjiknuri janë rreth 200 mijë konsumatorë familjarë të cilët nuk mundën të shlyenin detyrimet deri në 31 Mars.

“Ka pasur një numër të lartë qytetarësh të cilët për shkak mbase të afatit të shkurtër apo vështirësive të tjera e kanë pasur të pamundur të hyjnë në skemën e përfitimit që në realizuam deri më 31 Mars të këtij viti.Në këtë skemë deri më 31 Mars përfituan 300 mijë konsumatorë familjarë por janë ende edhe 200 mijë konsumatorë të tjerë të cilët e patën të pamundur. Këshilli mbikqyres ka marrë një vendim për ta shtyrë këtë skemë deri më 15 korrik të këtij viti,pra 200 mijë qytetarë të tjerë të cilët kanë akumuluar borxhe dhe nuk kanë pasur mundësi të hyjnë në skemën lehtësuese që u aplikua deri në 31 Mars e kanë këtë mundësi deri ne 15 korrik”- u shpreh Gjiknuri.

Adminisatratori i OSHEE-se Ardian Çela deklaroi se riaktivizimi i afatit është në kuadër të ndihmës për familjet që kërkojnë të lidhin kontrata sipas skemës.

“Qё prej 31 Marsit kur skadoi afati i skemёs lehtёsuese,kanё qenё tё shumta rastet kur abonentё familjarё janё paraqitur me kёrkesёn pёr tё firmosur aktmarrёveshjet por ka qenё e pamundur.Shpreh bindjen se numri i atyre qytetarёve qё nuk duan dhe refuzojnё ta paguajnё energjinё elektrike ёshtё krejt minimal.Sakaq, duhet ta pranojmё se neglizhenca 20 vjeçare nё pagesёn e faturave tё energjisё ka krijuar borxhe qё pёr shumё abonentё familjarё janё tё konsiderueshme”- u shpreh Çela.

I pyetur ne lidhje me vendosjen e matesave inteligjenti administratori Cela tha se jane identifikuar zonat dhe brenda datës 1 korrik pritet të vendosen matësat inteligjentë.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: