LSI ka dënuar situatën financiare dhe energjetike në vend.

Në një reagim në rrjetin social ‘Facebook’ Endrit Braimllari, bën me dije se situata energjetike në vend është shumë e rëndë, ndërsa i bën thirrje SPAK të hetojë menjëherë këtë situatë.

Statusi:

SPAK te hetoje katastrofen financiare dhe energjitike ne vend.

Situata energjitike ne vend eshte shume e rende.

Vendi po perballet me nje krize energjitike e cila vjen si pasoje e abuzimit dhe keqmenaxhimit te KESH dhe OSHEE.

E kemi paralajmeruar muaj me pare ne emer te LSI qe situata hidrike ne vend do vi duke u perkeqesur pasi eshte keqmenaxhuar kaskada e Drinit ne funksion te abuzimit.

Çuarja e Fierzes si hidrocentrali kryesor ne vend qe menaxhon kaskaden e Drinit ne piken e vdekjes ka ardhur nga shitja e energjise elektrike per te perfituar miliona euro, kur ne fakt KESH dhe OSHEE duhet te ruanin ne menyre te detyruar rezerven hidrike dhe duhet ta kombinonin me inportin me qellim qe te kishte nje menaxhim korrekt te kaskades se Drinit.

KESH dhe OSHEE kane shituar energji me nje vlere shume te ulet ne treg me çmim rreth 40 euro MËh dhe po blejne sot me vlere 7-fishin me shume duke sjell nje katastrofe ekonomike per vendin e cila rendon drejtperdrejte tek qytetaret.

Masat duhet te ishin marre kohe me pare kur rezervat tona hidrike ishin ne kushte optimale per menaxhimin, por qeveria dhe kryeministri vendosen te abuzojne per te perfituar miliona euro ne kurriz te qytetareve.

SPAK duhet te hetoje kete katastrofe financiare dhe energjitike ne vend.

277362985 1812881198905087 7543913519942110939 N

277461245 1812881208905086 3903957610418024890 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: