TIRANE

Vepra shumëdimensionale e gjithëpërfshirëse e Tony Kushner, “Engjëjt e Amerikës”, u shfaq premierë fundjavën e kaluar për publikun e kryeqytetit në Arturbina. Gjithashtu ajo do të shfaqet edhe këtë fundjavë.

Ngjarjet zhvillohen kryesisht në New York në vitet ‘90, koha e Presidentit Regan. Kjo është koha kur ndodhi dhe ngjarja më e madhe e epokës sonë: rënia e murit të Berlinit. Shoqëria njerëzore u vu në kërkim të “Armikut të Ri” duke e gjetur atë tek të ndryshmit e saj, nga përkatësia racore, fetare, kulturore apo prirjet seksuale.

Kjo vepër me karakter provokativ, është një projekt i vjetër i regjisorit Arben Kumbaro, të cilën kishte hezituar ta sillte para publikut shqiptar. Në shfaqje flitet për dashurinë, seksin, për homoseksualetin, fenë, për politikën, për Zotin, për të ndryshmit nga ne, për kuptimin e jetës.

“Engjëjt e Amerikës” është cilësuar si një nga kryeveprat e dramaturgjisë bashkëkohore nga Anthony Kushner dhe është fituese e disa çmimeve të rëndësishme. Autori ka marrë medaljen e artë nga ish-Presidenti Obama në vitin 2013 dhe është një nga personalitet më të mëdha të letërsisë dhe dramaturgjisë amerikane.

Nën interpretimin e aktoreve Genti Deçka, Laert Vasili, Luiza Xhuvani, Helidon Fino premiera u mirëprit nga publiku kryeqytetas. Në një intervistë për emisionin ‘Chic” nga Fjodora Dora në News 24 aktori Laert Vasili ka treguar më shumë rreth kësaj shfaqje shumëdimensionale.

Pyetjes se çfarë mendoi në momentin e parë kur iu propozua një rol nga regjisori Kumbaro, Laert Vasili u përgjigj “po do ta bëj” dhe tregoi se publiku shqiptar e ka pritur shumë mirë këtë shfaqje dhe se ne jemi një popull torelant.

“Në momentin e parë takova Arbenin ai më tha po të jap këtë pjesën po shiko se aty ka ca skena …dhe unë aty e ndërpreva m’u kujtua ‘Corpus Christi’, shfaqja ime që u ndalua në Athinë. I thashë se në Shqipëri nuk do të kemi probleme të tilla edhe pse jemi një vend i vogël dhe nuk jemi integruar në Europë. Ne jemi shumë më tolerant dhe duket edhe nga shfaqja e saj në këto dy javë. Në sallë nuk ka njerëz nga publiku që të reagojnë kur shohin dy femra ose dy meshkuj që puthen. Ajo që e çon përpara një shoqëri është shfaqja e një vepër të tillë, e cila sjell këto problematika dhe i flet shoqërisë aktuale për problemet që mund të ketë kjo shoqëri në përpjekjen e saj për t’u integruar në familjen e saj europiane” ka thënë Laert Vasili

Shumë gazeta të ndryshme kanë shkruar se kjo vepër ka thyer tabutë. Pyetjes së gazetares se nëse puthjet në buzë midis dy meshkujve në shfaqje janë tabu Laert Vasili u përgjigj se nuk ka asnjë tabu.

“Mua nuk më duket asnjë tabu sepse po ta marrësh historikisht Perandoria otomane e ka hequr ligjin e të dënuarit nga homoseskualëve në 1856 rreth 170 vjet më parë. Në qoftë se vijmë në marrëdhëniet që pati Republika Popullore e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik kujtojmë fotografinë e Leonid Brezhnevit që puthet në buzë me liderin gjerman Erich Honecker në vitin 1979. Pra ka qenë një traditë që na erdhi nga Bashkimi Sovjetik, që meshkuj pra lider të mëdhenj botëror që putheshin në buzë dhe kjo nuk do të thotë asgjë. Duhet të vini ta shihni, në momentin që nuk e njeh një fenomen bëhesh paragjykues dhe kështu lind racizmi. Racizmi ka lindur nga padija. Dhe ajo që i drejtohem, publikut është ‘Eja shiheni shfaqjen me zemër jo me paragjykime’- ka thë aktori.

Pyetjes se sa shumë i është dashur të impenjohet për ta ndërtuar rolin dhe për ta bërë atë sa më të vërtetë aktori u përgjigj se ka punuar rreth pesë muaj dhe skenat janë punuar shumë.

“Skenat janë punuar jashtëzakonisht shumë rreth pesë muaj. Kur u ngjitëm në skenë thashë kjo është me këtë do të shokojmë, mendova se do të kishte shumë dhe shumë më tepër, kështu që u çliruam disi. Nuk ndodh ndonjë gjë e madhe ndodh një puthje homoseksuale dhe kaq. Për mua nuk ka asgjë shokuese” – ka përfunduar Laert Vasili.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb