VATIKAN– Takimi mes presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe Papa Françeskut në Vatikan, ka zgjatur 50 minuta, dhe kanë biseduar për çështjen e Jeruzalemit pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi.

Për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë kësaj viziete, është blinduare e gjithë zona, ndërsa sheshi “Shën Pjetër” është rrethuar nga qindra agjentë e policë.

“Ju falënderoj për interesimin tuaj”, ka thënë Presidenti turk pas mbërritjes në Vatikan, ndërsa Papa nga ana e tij e falënderoi për vizitën.

Ati i Shenjtë më pas i dhuroi Erdoganit një medaljon me një figurë prej engjëlli, duke shpjeguar: “Është një engjëll i paqes, që largon demonin nga lufta. Është simboli i një mote të bazuar mbi paqen dhe drejtësinë”.

Papa i dhuroi edhe një vepër të 1.600-ës me Bazilikën e Shën Pjetrit, një kopje të Laudatos dhe një kopje të mesazhit të Paqes.

Ndërsa Erdogan i dhuroi një pikturë të Stambollit në qeramikë, disa libra, përfshirë atë të Gialal Al-Din Rumi, teolog mysliman sunnit dhe poet mistik me origjinë persiane.

Pas bisedës me Atin e Shenjtë dhe takimin me kardinalin Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit të Vatikanit dhe me “ministrin e Jashtëm” të Selisë së Shenjtë, Paul Richard Gallagher, Erdogan do të vizitojë me bashkëshorten më pas bazilikën e Shën Pjetrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb