TIRANE – Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj asnjëherë nuk e kanë pranuar publikisht faktin që mes tyre ka një lidhje dashurie! E pyetur në intervista të ndryshme publike, këngëtarja Eni Koçi vijon të thotë se gëzon statusin e vajzës single.

Por, me siguri që pas këtyre fotove edhe ju do të shuani çdo dyshim të për ta. Eni dhe Genci, kanë postuar foto që zbulojnë se ata janë duke shijuar pushimet bashkë në Dubrovnik.

Fotot identike, që zbulojnë të njëjtin panoramë dhe të njëjtin destinacion të publikuara në instagram, nuk i lenë shumë shteg të lirë hamendësime nëse ata janë apo jo bashkë, edhe pse zyrtarisht dyshja e njohur nuk ka pranuar se mes tyre ka një shkëndijë ndjenjash. Këngëtarët e njohur kanë sjellë bashkë edhe dy projekte muzikore, si “Shi bie në Tiranë” dhe “Vetëm ti”!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb