TIRANE

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kanë treguar se kanë një nga lidhjet më të forta në shoëbizzin tonë. Genci ka festuar ditëlindjen dhe nuk kishte sesi të mungonte urimi i ndjerë i partneres së tij.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Për burrin tim të mrekullueshëm, i cili më surprizon gjithmonë. Ti je shoku im më i mirë dhe dashuria ime përgjithmonë! Të dua me gjithë zemër @gencprelvukaj.

Ps: Doja të të bëja diçka shumë të veçantë për ditëlindjen tënde dhe pastaj u kujtova se ti tashmë më ke mua”, ka shkruar Eni krahas fotos. Ajo që na bie në sy tek ky postim është fakti që këngëtarja e ka quajtur partnerin e saj “burri im”, duke ngritur dyshimet se kjo dyshe është martuar tanimë, por gjithmonë kanë zgjedhur që edhe këtë lajm ta mbajnë sekret nga mediat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eni Koci (@enikociiii)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb