Dyshja e këngëtarëve Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

Ata e kanë komunikuar këtë për publikun në mënyrën më të bukur. Dyshja kanë publikuar bashkëpunimin e titulluar “Ama”, ku mes të tjerash Genci këndon: Ne nuk jemi çift, ne jemi familje.

Në fund të videoklipit dyshja kanë vendosur momentin magjik kur kanë zbuluar gjininë e bebit, duke plasur një tullumbac të zi. Aty zbulohet se Eni është në pritje të një vajze.

Kënga përcjell shumë emocion dhe teksti i dedikohet dashurisë së tyre shumëvjeçare. “Krejt jetën time, krejt botën time, unë do ta falja veç për ty. Kemi ndarë gëzime, puthje, trishtime, por nuk u dorëzuam ne të dy”, këndon mes të tjerash Eni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb