TIRANE

Këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj do të sjellë një projekt të ri muzikor.

Artisti bëri të ditur se kënga e tij e radhës do të dal më 1 nëntor, duke treguar se pjesë e klipit është edhe partnerja e tij, këngëtarja Eni Koçi.

Kjo do të jetë kënga e parë e Gencit me klip nga albumi i tij i ri “Gentivs II”. “Një moment që kthehet në kujtim të përjetshëm”, ka shkruar ai krahas fotos me Enin.

Ndjekësit e dyshes kanë lënë komente të ndryshme duke i komplimentuar, duke qenë se së fundmi Eni dhe Genci e kanë mbajtur raportin e tyre larg vëmendjes së mediave duke ndarë shumë pak momente me njëri-tjetrin.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: