TIRANE – Ka më shumë se një vit që kanë dalë thashethemet se këngëtarët Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë të lidhur. Edhe pse çifti nuk ka folur në lidhje me këtë, ata shpeshherë janë fotografuar bashkë të kapur dorë për dore. Ndërkohë që jemi në pritje të një konfirmime për lidhjen e tyre, Eni Koci tregon për të rejat në fushën e muzikës.

Pak ditë më parë këngëtarja Eni Koçi zbuloi me anë të një fotoje në ‘Instagram’ se shumë shpejt do publikojë një projekt të ri muzikor me titullin ‘Zemër’.
Mendohej se pas disa bashkëpunimeve, Eni Koçi do të vinte me një këngë vetëm, por jo. Këtë herë bashkëpunëtori i saj është vokalisti i grupit ‘NRG Band’, Besnik Qaka.

Të dy kanë publikuar foto nga xhirimet, në të cilin mesa duket do të jenë edhe protagonistë. Kujtojmë se bashkëpunimi i fundit i Enit ishte me Mc Kresha në këngën ‘Gabimet’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb