Moderatorja e njohur, Eni Vasili është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë dy vajza binjake.
Lajmi është bërë i ditur nga media rozë “Prive”, e cila shkruan ndër të tjera, se moderatorja dhe dy binjaket janë në gjendje shëndetësore shumë të mirë. Vasili më herët, ka zbuluar dhe emrat e dy vogëlusheve të saj. Emrat e vendosur kanë një domethënie.
Sofi, është emri i gjyshes së bashkëshortit të moderators dhe Nkol, emri i babait të saj.
“Po, e kemi vendosur dhe i kemi përcaktuar emrat. Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur.
Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, është shprehur Eni për mediat më herët.
(BalkanWeb)