Futbollisti me origjinë shqiptare që luan për Maqedoninë, Enis Bardhi, ka shënuar golin e katërt në “La Liga” që nga java e parë e këtij kampionati.

Shtatshkurtri ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 37-të në takimin kundër Eibar që solli përkohësisht avantazhin e dyfishtë. Megjithëse në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 2-2 kjo ishte një paraqitje për t’u lavdëruar për 22-vjeçarin nga Shkupi.

Interesant është fakti se ky është goli i katërt në këtë sezon, dhe ka shënuar më shumë se sa yjet e tjerë që aktivizohen në Spanjë, si Ronaldo, Suarez apo Bale.

Në mesjavë pati zëra nga të përditshmet franceze se për Enis Bardhin të interesuar përveç të tjerave edhe gjigandët e Paris SG.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb