PASKUQAN

Vijojnë të dalin në dritë detaje të reja nga krimi në familje, që tronditi mbarë opinionin publik, teksa kunati vrau me levë dhe thikë kunatën e tij, në Paskuqan. Mes autorit Eredet Çapoku dhe viktimës Enkeleda Çapoku kishte prej kohësh konflikte.

Kunati e përndiqte viktimën dhe i bënte foto kudo, duke ia dërguar bashkëshortit të saj në burg, pasi ndodhet i dënuar me 10 vite për drogë.

Duke folur për gazetaren e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat, e ëma e viktimës zbuloi dhe porosinë që bashkëshorti i kishte dhënë Enkeledës, teksa kjo e fundit e kishte vizituar në burg.

“Enkeledë, ruaj veten dhe gocën, se unë jam në burg, nuk kam çfarë të bëj”, i kishte thënë ai bashkëshortes së tij, teksa i kishte dërguar fotot që ia kishte çuar i vëllai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb