TIRANË

Ish-deputetit i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i pranishëm në emisionin “Kjo Javë” në News 24 foli për situatën politike, krizën dhe retorikën e ashpër mes opozitës, qeverisë, por edhe për rolin e Presidentit të vendit.

Sipas tij, nëse maxhoranca do të përpiqet për të shkarkuar presidentin, ky i fundit duhet të përgjigjet me të njëjtën monedhë dhe duhet të shpërndajë parlamentin.

Ai tha se Kuvendi i Shqipërisë sot është ilegjitim në të gjithë konturin e tij.

“Akti i fundit është ky që presidenti kërkoi në mënyrë zyrtare listën e plotë të deputetëve , që sot militojnë brenda kuvendit të Shqipërisë. Kushtetuat nuk  zëvendëson në bllok deputetë.  Këta nuk janë njerëz të votuar nga publikun. Mirë a po keq, ishim ne që dolëm  përballë publikut. Presidenti mendon që do të duhet të ndërmarrë një akt të fortë ndaj publikut. A kemi sot në një Kuvend që të ketë dalë nga një proces i rregullt, ku shqiptarët të kenë shprehur vullnetin, unë besoj që jo dhe presidenti është shprehur për këtë rast. Në një konkluzion mund të arrijmë, nuk është legjitim në të gjithë konturin e tij.

Pse ndërkombëtarët shprehen se Kuvendi është legjitim?

Ka ndërkombëtarë të mirëinformuar, që ende nuk janë shprehur, ka që janë të keq informuar dhe të painformuara. Unë di të them faktin” Ne po përjetojmë këto ditë një aksion agresiv nga ana e maxhorancës.  I fundit që ka mbetur pa rënë është presidenti. Në këto kushte, nëse është e dukshme se etja dhe uria për të gllabëruar edhe copëzën e fundit të Republikës, do të duhet të përgjigjesh me të njëjtën monedhë.  Presidenti duhet t’i përgjigjet duke ushtruar të gjitha kompetencat kushtetuese. Nëse e shkarkojnë, të shpërndajë Parlamentin.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb