Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës së tij Komisioni Ligjeve sulmoi ashpër dy kryebashkiakët socialistë Pjerin Ndreun dhe Safet Gjicin.

Alibeaj tha se kompania e Gjicit ka fituar 382 tendera dhe bashkë me shoqërinë e Pjerin Ndreut ka fituar 436 me një vlerë që arrin në 118 milionë euro.

“Nga 2014 deri në 2021 tenderat për policinë private janë fituar vetëm nga dy subjekte. Eurogjici Security dhe Toni Security që ju e kuptoni janë të familjarëve të (Gjicit) dhe Ndreu Security, pra të Pjerin Ndreut. Ajo e para e Gjicit ka fituar 382 tendera nga 2014 me vlera 47.2 miliona euro. Bashkë me kompaninë tjetër të Gjicit ka fituar 436 tendera në total me vlerë 118 milionë euro. Me një rritje pasurie të afërt me Elon Musk, më të pasurin në botë”, tha Alibeaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb