Drejtuesi politik i qarkut Fier, Enkelejd Alibeaj takoi fermerët dhe banorë të Divjakës.

“Pakënaqësia e krijuar nga rilindja dhe qeverisja e saj duke mashtruar cdo ditë fermerët me premtime boshe nuk vlen më për Divjakasit! Askush nga fermerët e vegjël nuk ka marrë subvension e dalin na gënjejnë cdo ditë në TV pa pikën e turpit.

Fermerët e Divjakës kanë probleme të shumta si rrugët e parcelave, me mungesën e energjisë elektrike në parcela, me konsumin e madh të karburantit dhe askush nga pushtarët nuk do tja dijë e pastaj flasin për rimbursime. Shqiptarët dhe banorët e Divjakës nuk gënjehen më nga mashtrimet e Ramës dhe qeverisë së tij në ikje”, tha Alibeaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: