Enkelejda Muçaj do të zëvendësojë Artur Metanin në postin e Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit.

Vetëm disa javë më parë Metani u votua dhe u zgjodh nga Kuvendi si Inspektor i Lartë i Drejtësisë duke u detyruar që të lërë detyrën paraardhëse.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave ditën e sotme dhe Enkelejda Muçaj është propozuar fillimisht nga Edi Rama dhe është pranuar në mbledhje.

 

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE

V E N D I M
PËR
EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËM TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Enkelejda Muçaj emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb