Anëtari i Kryesisë së PD-së Enno Bozdo i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Shqipëria po drejtohet drejt një krize të paprecedentë.

Bozdo u shpreh se as ministrat nuk e dinë se c’do të ndodhë me borxhet që merren.

“Shqipëria po drejtohet drejt një krize të paprecedent ekonomike, që BB thotë se do të jetë gati 10 përqind. Ne duhet të presim përpara se të japim shifrat zyrtarisht. Sot nuk kemi as strategji të qeverisë, asgjë. Unë besoj se as ministrat nuk e dinë se cfarë do të ndodhë me borxhet që po merren. Janë shumë borxhe të marra. Ekonomia ka pësuar rënie të ngadaltë në 3 muaj. Kemi 1.1 miliardë euro borxh. Kemi turizmin në kolaps të plotë. Nuk po flas fare për tërmetin. Jemi në situatën kur qeveria ka marrë borxh dhe kërkon të marrë borxh”, tha Bozdo.

Eno Bozdo theksoi se projekti Milot – Fier do të shtojë akoma më shumë borxhin e Shqipërisë.

“Projekti Milot – Fier do të shtojë borxhin akoma. Nuk flitet për varfërinë e shqiptarëve. Mos harrojmë se 26 përqind e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin. Kur nuk e dimë se cfarë kemi përpara, kryeministri nxjerr të tilla projekte që shtojnë borxhet dhe Rama i nxjerr sikur janë gjëra me rëndësi për ne. Edhe Dhomat e Tregtisë ka 3 vjet që raportojnë për klimë të biznesit që është dëmtuar ndjeshëm. Ne kemi 3 vjet që bëhen deklarata shqetësuese për klimën e biznesit. Sot në Shqipëri është bërë e pamundur të bësh biznes. Administrata amerikane e tha se në Shqipëri nuk ofrohen shanse të barabarta. Korrupsioni galopant ka kapur Shqipërinë. Ekonomia është në favor të grupit që është me kryeministrin”, deklaroi Bozdo.

Më tej, Bozdo tha se Rama e ka dëmtuar ekonominë kaq rëndë, sa nuk ka tashmë vende për korrigjime.

“Nuk ka vend më për korrigjime. Përpara 3 mujsh mund të bëhej kjo pyetje, por tashmë situata ka shkuar shumë rëndë. Duhet injektuar likuiditeti. 1.1 miliardë euro borxh janë në qeverinë shqiptare dhe nuk dimë se ku shkon. Këto para janë marrë në emër të shqiptarëve dhe duhen investuar diku. Rama duhet të thoshte këto para duhen shpenzuar në bujqësi kaq, në industri kaq. Por Rama 1.1 miliardë euro i shpenzzon në rrugën  Milot – Fier, duke rrëzuar gjithcka. Faza e parë është e stabilizimit të ekonomisë. Duhet cliruar garancia sovrane. Duhet të kemi paketë patjetër për fermerët, për turizmin. Duhet që të përmirësohet klima e biznesit dhe të ulen taksat. Duhet ulur barra fiskale. Sot kush hap biznes ka shumë burrokraci, plus ka edhe shumë inpektime, që janë të pafunda fatkeqësisht. Ne kemi plan për cdo degë të ekonomisë. Edhe turizmi duhet mbështetur”, vlerësoi Bozdo.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb