Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një komunikim për gazetarët foli për takimin  kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Berisha tha se nuk është aspak i shqetësuar nga ky takim dhe se sheh si diçka pozitive.

“Është e trishtë të konstatosh qëndrimin e guvernatores ndaj votës. Votën duhet ta respektosh. Por të pretendosh se po respekton shtetin ligjor, duke mos respektuar votën, është absurde. Nëna e shtetit ligjor është vota, pa votë nuk ka shtet ligjor, ka diktaturë, ka autokraci, ka çdo formë tjetër, por jo demokraci.

Se si ka mundësi këto, mendoj se nuk dëmtojnë PD-në dhe Sali Berishën, por janë totalisht në kundërshtim këto ndërhyrje me Konventën e Vjenës dhe përpjekjet e PD-së me marrëdhënie të mira dhe shumë të mira me SHBA. Çfarë e shtyn zonjën të mohojë? Ku e gjen autoritetin, mbi ç’bazë, mbi ç’konventë, mbi ç’marrëveshje, të mohojë votën e 11 dhjetorit, votën e 6 marsit, 22 majit? Nëse ka një parti që ka votuar më shumë në Europë se kjo parti, nuk ka. Atëherë kemi të bëjmë me një çështje themelore. Unë e kam parë kur vrapoi të elozhojë votën e transfiguruar nga patronazhistët, nga blerjet, etj. Po njeriu në një moment duhet t’i thotë vetes: Enough is enough”, tha Berisha duke shtuar: “Të bësh analogjira se të leverdis për luftë politike tregon dobësi ekstreme.”

Nëse ambasadorja kërkon ndjesë a jeni i gatshëm për tu takuar?

Berisha: Nuk ka pasur përpjekje, por ndjesa në Kodin moral pranohet. Njeriu u qytetëruar pranon ndjesë. Ti thuash një populli demokrat , të marrësh nga vepra te Enver Hoxhës është e palejueshme për një diplomate, por zgjedhjet janë të saj.

A ju ka shqetësuar takimi i Metës me ambasadoren Kim?

Berisha: Unë e kam mirëpritur takimin, nuk ka pse të më shqetësojë, e quaj shumë normal dhe Ilir Meta është ish-president., kryetar i një partie dhe gjëja më normale është takimi. E vlerësoj është pozitiv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: