E ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, Pedagogia Enriketa Papa pedagoge që ka folur për degradimin social dhe kulturor pas rastit të fundit të korrupsionit, ku sanitarja e Covid 2 mashtroi duke i zhvatur 8 mln lekë vajzës së një pacienteje me Covid 19.

Ajo tha se ishte shokuar nga ngjarja, ndërsa thotë se një sanitare nuk mund të veprojë e vetme, por është pjesë e një zinxhiri korrupsioni në sistem. Kjo situatë duhet të ndryshojë njëherë e mirë sipas Papës dhe qeveria nuk mund të mjaftohet me fjalët “s’ka pyll pa derra”, por duhet të mbante përgjegjësi, duhet të kishte dorëheqje.

“Kam pësuar shok si individ pas transmetimit të emisionit në Stop, që tregoi degradimin social, moral dhe etik që ne si qytetarë përballemi me në menaxhimin e situatës Covid 19. Individi është i vetëm në përballjen me shpenzimet deri në blerjen e ilaçeve e çdo gjëje të domosdoshme dhe shuma e harxhuar ishte vërtetë marramendëse. Manipulimi që ju bë vajzës së pacientes me Covid ishte shokues. Kjo më nxiti të shkruaj disa rreshta.

Për mua sanitarja është bishti i një zinxhiri të gjatë që është kthyer në sistem sa i përket korrupsionit. Sanitarja nuk besoj se ka mashtruar e vetme, mendoj që duhet të ketë edhe të tjerë të implikuar. Për mua korrupsioni është kthyer në sistem në Shqipëri. Kjo është maja e ajsbergut. S’mund t’i lajmë duart me kapjen e të tmerrshmes “Tire”. Për mua është një sistem i tërë që duhet ndëshkuar. E para, përgjegjësinë duhet ta marrë ministrja e Shëndetësisë, zonja ministre të marrë përgjegjësinë se s’mund të mjaftohen me deklarata të momentit, apo kryeministri të thotë ‘s’ka pyll pa derr’”.

Sipas Papës, “Dehumanzimi deri në torturë, lënia pa ujë e pacientes është një rast i tmerrshëm. Nëse s’janë të aftë ta menaxhojnë situatën qeveritarët të japin dorëheqje”.

Pedagogia shtoi se në një kohë që qytetarët nuk shohin reagimin e instancave duhet të veprojnë vetë dhe nuk ka rast më të mirë se sa të shprehen me votë në zgjedhjet që janë afër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: