Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, edhe një herë ka lëshuar lëvdata në drejtim të Pep Guardiolës për mënyrën se si ai e ka ndryshuar stilin e lojës së Bayern Munich.

Dy skuadrat do të takohen nesër në Camp Nou në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që do të jetë edhe rikthimi i parë i Guardiolës në këtë stadium si kundërshtar. “Besoj se Bayern, që kur Guardiola u bë trajner, ka një tjetër stil të lojës”, ka thënë Enrique në konferencën për shtyp.

“Ai ka ruajtur aspektet pozitive dhe ka shtuar diçka të tijën. Ata janë një nga ekipet më të mira në Evropë, pa dyshim”. “Ne nuk mendojmë për të mposhtur Pep, ne duam ta mposhtim Bayernin- një klub historik në Evropë. Fatkeqësisht vetëm njëri nga ne do të arrijë në finale”, ka shtuar spanjolli.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: