“Valsi” i pankinave vijon në Evropë. Luis Enrique është një nga profilet e kërkuar nga Aurelio De Laurentiis për të zëvendësuar Luciano Spallettin në krye të stolit të Napolit, pavarësisht se trajneri aktual fitoi titullin e Seria A.

Sipas raportimeve të medieve italiane, ish-trajneri i Spanjës ka kërkuar një pagë prej tetë milionë euro në sezon. Shifër kjo që e ka trembur presidentin De Laurentiis, i cili tashmë është kthye nga alternativat e tjera, mes të cilëve është edhe tekniku i Fiorentinës, Vicenzo Italiano.

Enrique ka drejtuar Romën në Serie A dhe e njeh mirë kampionatin Italian. Më pas Luis Enrique ka drejtuar edhe Barcelonën, e pastaj kombëtaren spanjolle.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb