Sulmuesi i Barcelonës, Neymar do që ta përfaqësojë Brazilin në Rio, por Luis Enrique ka thënë se mund të mos ia lejojë këtë gjë. Luis Enrique nuk mund t’ia garantojë Neymarit shkurjen në Brazil për ta përfaqësuar shtetin në Lojërat Olimpike Rio.

Neymar, që ishte pjesë e LO Londra 2012, ka shprehur hapur pretendimet për ta përfaqësuar kombin në lojtarët që mbahen po në Brazil.

Por kjo mund t’i pamundësohet nga Enrique nëse angazhimet me klubin janë të mëdha. “Lojërat Olimpike në vendin tënd janë diçka e veçantë për secilin”.

“Neymar tashmë i ka të caktuara prioritetet”.

“Duhet t’i menaxhojmë ato në mënyrë që të mos kemi probleme”. “Të shohim si do t’ia bëjmë. Mundet që ai të mos ketë kohë për Rio”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: