Ensari nga njësia administrative Labinot Fushë në Elbasan sapo ka mbushur 10 vjec, mirëpo ai ka vendosur të mos e festojë ditëlindjen e tij.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb”se në vend të kësaj, Ensari ka vendosur që paratë që ia ka dhuruar babai dhe nëna e tij për ditën e lindjes, t’ja dhurojë një familjeje të varfër.

Sot më shumë se kurrë shoqëria shqiptare ka nevojë për të vepruar sa më shumë si Ensari. Vepro edhe ti si Ensari. Do t’ia dalim.

Mediatizimi shërben për sensibilizim,shoqëria ka nevojë gjithmonë për shembuj pozitivë, sidomos përgjatë këtyre ditëve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb