Enti rregullator amerikan mbi sigurinë e automjeteve (AKSTA) njoftoi të mërkurën se ka hapur një hetim zyrtar për rreth 580,000 automjete elektrike Tesla të shitura që nga viti 2017, pas vendimit të kompanisë për të lejuar lojëra elektronike në ekranin e përparmë qendror të makinës, i cili funksionon me prekje.

Sipas agjencisë lojërat elektronike në ekranin ballor, që shërben edhe si kompjuter për kontrollin e automjetit, mund ta shpërqendrojnë shoferin duke shtuar rrezikun e aksidenteve.

Shoqata e Guvernatorëve për Sigurinë në Autostrada tha të mërkurën se ishte e kënaqur me hetimet e AKSTA-s dhe “u kujtoi të gjithë shoferëve që të jenë vigjilentë e të përqendruar në rrugë kur ngasin makinën”.

Tesla nuk ka bërë ende asnjë komenton mbi këtë çështje.
AKSTA tha se do të “vlerësonte disa aspekte të lojërave kompjuterike në makinë, duke përfshirë shpeshtësinë dhe skenarët e përdorimit të tyre”.

Agjencia ka vënë në dukje se shpërqendrimi në drejtimin makinës, është shkak për një numër të konsiderueshëm vdekjesh në rrugë në SHBA, 3,142 vetëm në vitin 2019. Por organizatat që operojnë në fushën e sigurisë në rrugë thonë se problemi është edhe më i madh, pasi jo të gjithë shoferët e përfshirë në aksidente, e pranojnë më vonë se ishin të hutuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: