Spanja do synojë që të shmangë çdo surprizë të hidhur në fazën e 1/16 të Botërorit të Katarit. Të besuarit e Luis Enriques kanë përpara një ndeshje mjaft delikate ndaj një rivali shumë të fortë si Maroku. Përveç Enriques, në media ka folur edhe spanjolli Pedri.

“Ndihem shumë rehat. Është stili i lojës që më pëlqen. Mezi pres të fillojë ndeshja kundër Marokut. Autokritikë pas Japonisë? Ne e dimë se mund t’ja dalim në çdo kohë. Ne do t’i ndryshojmë gjërat dhe mendoj se do të jemi gati për të përballuar ndeshjen. Ne jemi duke punuar për këtë dhe ne do të përmirësohemi. Çdo lojtar do të jetë ultra-motivuar”-tha Pedri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: