Pas deklaratës së presidentit Aleksander Vuçiç, vjen reagimi i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj. Vuçiç tha sot se Kosova rrezikon të mbetet edhe pa disa njohje”. Kaq ka mjaftuar që të flasë Hoxhaj, i cili kritikoi qëndrimin e presidenti serb.

Në Tëitter, Hoxhaj ka thënë se është e papranueshme që ai ta keqpërdor një konferencë për ndryshimet klimatike në Paris që të luftoj kundër Kosovës dhe se kjo qasje po i rrezikon shumë procesin e dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

“Është e papranueshme të keqpërdoret Samiti për Ndryshime Klimatike në Paris për të sulmuar shtetësinë e Kosovës nga Vuçiç. Samite të tilla duhet të përdoren për të adresuar sfidat e Ballkanit në fushën e ambientit. Kampanja agresive e Serbisë dhe presioni ndaj vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e vënë në rrezik dialogun dhe normalizimin e raporteve. Serbia është e vetëdijshme që dialogu do të përmbyllet me marrëveshje ligjore të obligueshme dhe njohje të ndërsjellë” ka shkruar Hoxhaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: