Kryetari i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj ka publikuar një fotografi të veçantë në këtë ditë zgjedhjesh në Kosovë.

Hoxhaj ka publikuar fotografi, ku ka dalë së bashku me djalin e Hashim Thaçit dhe djalin e Kadri Veselit.

“Me djemtë e heronjve të gjallë të luftës dhe të paqes, Endritin dhe Klestorin!”, shkruan Hoxhaj.

Enver Hoxhaj është zyrtarisht kandidat për kryeministër nga PDK-ja, pasi Thaçi dhe Veseli janë në Hagë, të ftuar si të dyshuar për krime lufte.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb