TIRANE– Pas një statusi në ‘Facebook’ ku tregon arsyet se pse duhet të shkarkohet kreu i ALUIZNI-t në Berat i cili pas urdhrit të tij i dha legalizimin një të moshuare qe sorollatej prej 5 vitesh, qytetarët kanë vërshuar me komente tek statusi i Kryeministrit Rama.

Një qytetar i shkruan kryeministrit se Shqipëria është infektuar nga korrupsioni dhe ky popull do Enver Hoxhën, pasi vetëm ai është doktori i këtij vendi. Por kryeministri Rama nuk ka qëndruar indiferent.

Ai i shkruan qytetarit se Enver Hoxha të rruante mjekrën bashkë me mustaqe dhe të jepte lopatën në dorë të shkoje të hapje kanalet kulluese.

Komentuesi: Shqipëria është infektuar nga korrupsioni dhe ska sherim.. Vetem nje njeri e ben kete vend shtet. Ky popull do Enver hoxhen vetem ai eshte doktorri i ketij vendi..

Rama: Tony Albanian ai doktori ty te mbyllte facebook-un, te shkulte ate varesen e gjate nga qafa, te thyente syzet Versaqe, ta rruante mjekrren megjithe mustaqe e te jepte lopaten ne dore ne shkoje te hapje kanalet kulluese! Si te duket, e do akoma ate doktorrin???
Screenshot004
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: