Në mbledhjen on line të këshillit bashkiak Tiranë, zhvilluar ditën e sotme, kryebashkiaku Erion Veliaj, njoftoi se do të falen qeratë për familjet e strehuara në banesa sociale.

Ndër të tjera Veliaj ftoi këdo që jep hapësira me qira, ta falë pagesën për marsin e prillin, duke pasur parasysh se s’kanë pasur aktivitet ekonomik.

“Do t’ju marr vetëm një moment për të njoftuar një vendim shumë të rëndësishëm të Këshillit Bashkiak. Monetalisht Këshilli Bashkia ësht ëmbledhur për të vendosur faljen e qirave për të gjithë ata që marrin me qira banesa sociale, apartamente nga Bashikia Tiranë për muajt mars dhe prill. Përfitojnë 385 familje. Unë e kuptoj që krahasuar me mijëra familje që jetojnë në Tiranë me qira, ky është një kontribut modest, por donim që të jepnim ne shembullin e parë të faljes së qirasë për muajt mars dhe prill dhe nëse do jetë nevoja në varësi sesa vazhdon kjo krizë, edhe për muajt e tjerë. Do të doja shumë që këtë shembull ta ndiqnin të gjithë.

Shumë lokale, shumë biznese, shumë zyra, shumë dyqane, nuk kanë pasur punë marsin dhe me gjasa edhe një pjesë të prillit, ndaj për dikë që është qirazhi, do të thotë që ka ku jeton, ka dhënë shtëpinë e 2-të, ose të 3-të me qira. Për dikë që ka prona, pra ka asete, nuk është për nukën e gojës dhe i ka dhënë këto asete me qira, dhe me këto qira ka jetuar mirë këto hoë, ky është momenti për ta ndjekur këtë shembull, duhet që gjithësecili ta japi këtë kontribut. Sigurisht që kjo është një marrëdhënie private, është një kontratë që është lidhur mes dy privatëve dhe bashkia mund të vendosi për qiratë që ka vetë, por jo për qiratë që kanë lidhur privatët mes tyre. Por tani lipset që të kemi edhe një kontratë zemrash, jo vetëm një kontratë financiare, jo vetëm një kontratë pronash, lipset që të shërbejmë edhe pak energji të mirë.unë e i që në situtata të tilla, lumi i kritikëve dhe i të gjithë atyre që janë gjithologë ddhe japin mend për gjithçka, është i pafund. Por dit ë them që është shumë herë më shumë vrulli, energjia, pozitiviteti, optimizmi i atyre që janë njerëz të mirë, i atyre që nuk kanë kohë për llafe, i atyre që nuk specializohen në të shara, apo në të treguar cenet e secilit, por që thonë – Unë dua të jap një kontribut. Për të gjithë ata që janë pronarë dhe kanë ambiente me qira, ky është momenti juaj, mund të bëni diçka qoftë edhe duke i falur qiramarrësit tuaj këtë  muaj dhe muajin pasardhës.

Unë e di që jemi në një situatë të vështirë, por secili mund të bëjë sa mundet. Nëse kemi sot të rinj që po japin kontribut duke bërë pazare për një të moshuar, duke i gatuar drekën, duke i blerë ilaçet, dikush që zotëron prona e ka akoma më të lehtë ta japi këtë kontribut, thjesht duke falur qiranë. Kështu që unë do vazhdoj mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në një kohë rekord besoj që do të kemi votat, dot ë hyjë në fuqi që sot dhe ne nuk do të presim qira për marsin dhe sigurisht për prillin, tani që ky vendim do na duhet të hyjë në fuqi. Ju falenderoj të gjithëve, ju dua fort, rrini në shtëpi sidomos nëse jeni të moshuar, ose nëse keni probleme me shëndetin. Nëse jeni të rinj dhe po shërbeni, ju lutem fillimisht kujdesuni për veten teksa kujdeseni për të tjerët dhe unë jam i bindur që nëse një pjesë e madhe e qytetarëve të Tiranës do të përfitojnë dhe nga kjo falje e qirave si të bashkisë, apo të privatëve, do dalim më të fortë dhe më të bashkuar nga kjo histori.” U shpreh Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb