Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti, zgjidhet anëtar i Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Ai u zgjodh pas propozimit nga Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike, me kryetar akad. Neki Frashërin, për zgjerimin e Komisionit të Përhershëm të Mjekësisë të Akademisë së Shkencave.

Dr. Alimehmeti është specialist në epidemiologji dhe endokrinologji dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjeksësisë.

Vendimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë:

“PËR NJË SHTESË NË PËRBËRJEN E ANËTARËVE TË KOMISIONIT TË PËHERSHËM TË SHËNDETËSISË

Kryesia e Akademisë së Shkencave në mbledhjen e saj të datës 16.3.2021, pasi mori në shqyrtim propozimin e paraqitur nga Seksioni i Shkencave Natyrore e Teknike dhe Komisioni i Mjekësisë nr. 194, datë 12.03.2021 (bashkëngjitur)

Vendosi

Të caktojë si anëtar të Komisionit të Përhershëm të Mjekësisë dr. Ilir Alimehmeti

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

Akademik Skënder GJINUSHI

Kryetar (vula)”

Ndërkohë, në një reagim në “Facebook”, epidemiologu Mehmeti thekson se ky vendim është nder dhe privilegj i veçantë për të.

Mesazhi i mjekut:

Emërimi nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë si anëtar i Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë është nder dhe privilegj i veçantë, të cilin e mirëprita me shumë kënaqësi dhe surprizë njëkohësisht.
? Falënderim i veçantë shkon për Prof. Akad. Skënder Gjinushin (Kryetar i Akademisë së Shkencave) dhe Prof. Akad. Neki Frashërin (Kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike), me të cilët do të jetë nder të punoj përbri.
? Dashtë Zoti ofrohet si mundësi e shtuar për të ndihmuar sado pak situatën shëndetësore në Shqipëri me kontributin tim modest, pasi siç shprehet filozofi Henri Frederic Amiel:
? “Falënderimi është fillimi i mirënjohjes dhe mirënjohja është plotësimi i falënderimit.
Falënderimi mund të përbëhet vetëm nga fjalë.
Mirënjohja tregohet me veprime.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb