Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla e ka nisur ditën sot me një intervistë në emisionin ‘Koha për t’u zgjuar’ në ‘News24’.

Teksa u pyet nga gazetari Bashkim Hoxha në lidhje me epitetet e përdorura në fushatë, Balla nuk u tregua i kursyer, duke thumbuar kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ai i vendosi një epitet Bashës, duke e quajtur atë ‘gjumash’ ndërsa i sugjeroi Hoxhës që ta ftonte në emision që ta zgjonte nga gjumi.

Bashkim Hoxha: Realitetet e fushatës kanë sjellë epitete për kundërshtarët…
Balla:
Epitetet?! Të jesh te ‘Koha për t’u zgjuar’, epiteti i parë që të shkon për Lulin është; ‘Gjumash’. Thirre njëherë ta zgjosh dhe ti njëherë; “çohu mor njëherë, thirri mor popullit në mëngjes”. Unë gjykojë se fushata zgjedhore duhet të fokusohet tek ajo çka duhet të themi tek qytetarët. Kemi një bilanc të të gjitha sektorëve në këto vite. Procesi i rindërtimit ka ecur shumë mirë, ku askush prej nesh s’do ta kishte menduar. Ka ende familje që jetojnë me qira, apo me çadra. E rëndësishme është që në fund të tunelit ka dritë jeshile.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb