Thuhet se Galileo Galilei përshpëriti “eppur si muove” (e megjithatë lëviz), pasi u detyrua nga Kisha Katolike të deklaronte publikisht se planeti Tokë është i palëvizshëm.
Por këto fjalë të famshme të Galileut, nuk vlejnë për planetin Albanistan…
Pas zgjedhjeve të 2009-ës, kam zhvilluar në Albanistan dhjetra sondazhe politike (publike e private), nga të cilat më ka rezultuar se në periudhat mes zgjedhjeve, PS+satelitë të vegjël janë luhatur në zonën poshtë 800 mijë votave (në vartësi të skandaleve/zhvillimeve të ndryshme). Sidoqoftë, në datat e zgjedhjeve, ato e kanë arritur (e madje e kanë kaluar) kuotën e 800 mijë votave (shihni grafikun shoqërues).
Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, partitë opozitare janë përcarë e përndarë (PD e Bashës, PD e Berishës, LSI e Kryemadhit/Metës etj. etj.), ndërkohë që PS-ja pëson luhatje të lehta në sondazhe nga skandalet/zhvillimet e ditës.
Por që dicka të lëvizë realisht në Albanistan, duhet që të gjitha partitë opozitare të bashkohen eventualisht në një front të përbashkët. Sepse muri socialist ka gjasa të jetë përsëri 800 metra i Iartë në zgjedhjet e ardhshme…