HIMARE – Banorët e Himarës vuajnë prej dy ditësh mungesën e energjisë elektrike. OSHEE bën të ditur se si pasojë e erërave dhe stuhive të forta të ditës së djeshme është dëmtuar shtylla e linjës 35kV nga Smokthina në Himarë.

Grupet e punës së OSHEE-së janë duke punuar për prodhimin dhe montimin e shtyllës së re, megjithë vështirësitë e mëdha që ka terreni malor dhe me rrëshqitje që paraqet ajo zonë.

Grupet e OSHEE-së janë në bashkëpunim me OST dhe me operatorë të tjerë ekonomik, për rikthimin sa më shpejt të energjisë në këtë zonë.

OSHEE i kërkon ndjesë dhe mirëkuptim konsumatorëve të zonës së Himarës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb