GRAMSH- Prej 24 orësh 10 fshatra në dy qendra administrative të Gramshit, vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Shkak i ndërprerjes së energjisë në Kukur dhe Kodoviat është bërë era e fortë, e cila ka dëmtuar linjat e tensionit të lartë dhe rrjetet brenda fshatrave.

Korrespondenti i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Shkëlzen Henkoja bën me dije se defekti teknik ka lënë në terr dhejtra banorë të zonës.

Aktualisht në terren janë punonjës të OSHEE, të cilët po punojnë për rikthimin e energjisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb