Era e fortë, që ka filluar që prej mëngjesit të sotëm, ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike në qytetin e Kuçovës dhe në shumë fshatra.

Zonat që po përballen me mungesë të energjisë elektrike janë Lumas, Mbolan, Lapardha, Otllak, Moravë, Vodëz, Shegjëz, Perondi, Kozare janë pa energji elektrike.

Kjo për shkak të stakimit automatik të Nënstacionit “Kombinat”, që në raste erërash të forta stakohet për të shmangur defektet e rënda në rrjetin elektrik.

Burime zyrtare nga OSHE-ja Berat bëjnë me dije se, në raste të stuhive të erës, siç po ndodh edhe sot, stacioni qendror stakon nën/stacionet e qytetet ku ka probleme me stuhinë e erës.

Të njëjtat burime konfirmojnë se qyteti i Kuçovës dhe rreth 20 fshatra në qarkun e Beratit, janë pa energji elektrike prej 3-orësh.

Ndërkohë ende nuk se kur do të rikthehet energjia, pasi vënia në punë e nën/stacionit elektrik “Kombinat” do të kryhet vetëm pasi të reduktohet stuhia e erës që pa vijoj në disa zona të qarkut të Beratit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb