Stuhia dhe era e fortë që përfshirë gjatë natës rrethin e Krujës ka lënë disa zona prej më shumë se 12 orësh pa energji. Shkak është bërë këputja dhe dëmtimi i telave në disa linja.

Në videon e dërguar nga një banor i fshatit Bushnesh të Krujës duken telat e linjës të cilët janë përtokë fare pranë trotuarit ku kalojnë fëmijët për në shkollë.

Nuk dihet se sa do vijojë mungesa e energjisë dhe kur do merren masa për sistemimin e telave të cilët rrezikojnë jetë njerëzish.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: