ERSEKA

Jug-lindja e vendit vazhdon që të jetë një rajon, i cili dominohet nga era e fortë dhe reshjet.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanëeb” se era e fortë ka shkaktuar edhe rrëzimin e pemës së Krishtlindjeve në qytetin e vogël të Ersekës.

  • foto galeri

Punëtorët e bashkisë janë duke punuar për rivendosjen e pemës së festave të fundvitit në pedonalen e këtij qyteti.

Siç shihet edhe nga fotot, Erseka ishte ndriçuar më së miri për të pritur Vitin e Ri 2021, por era ka shkaktuar këtë incident të vogël.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb