Dy fëmijë kanë mbetur të lënduar pas rrëzimit të një skene nga erërat në sheshin “Katër Dëshmorët”, në Podujevë.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Bulliqi ka thënë se fëmijëve u është dhënë ndihma e parë menjëherë dhe se gjendja e tyre është e mirë.

“Në sheshin “Katër Dëshmorët” pas erërave të forta të ditës së sotme, është rrëzuar pjesa ballore e skenës së ngritur për shënimin e aktiviteteve për “Javën e Diasporës”. Për pasojë janë lënduar dy fëmijë, për të cilët mënjëherë nga ekipa e QKMF-së është dhënë ndihma e nevojshme.Fëmijët gjatë marrjes së shërbimit mjekësor i kanë vizituar, Drejtori i Shëndetësisë, Driton Veliu dhe Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elhame Kutllovci, të cilët nga ekipet mjeksore janë njoftuar se gjendja shëndetësore e fëmijëve është e mire”, ka shkruar Bulliqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb