“Era e kuzhinës shqiptare”, nën këtë titull dokumentari të kryer në Tiranë, aktori i njohur çek, Miroslav Donutil dhe regjisori George Agathonikiadis shijojnë nga afër shijen e gatimeve shqiptare.

Një shëtitje në Tiranë, është cikli i ri i udhëtimit, nën regjinë e Piro Milkanit, që ka ndërmarr aktori çek, ku shpalosen gatimet tradicionale shqiptare, ndërsa rrëfehet edhe paksa nga historia vendase.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë këtij udhëtimi, ata shijojnë gatimet tradicionale, duke nisur nga mëngjesi i pasur, e deri te qoftet në salcë domate, pilafi, apo bakllavaja, ëmbëlsira tradicionale e fundvitit.

Gjatë vizitë në Tiranë, regjisori çek takohet me kolegun e tij shqiptar, Piro Milkani e së bashku vizitojnë skulptorin Thoma Dama, të cilin e gjejnë në momente pune, për të vijuar më tej me piktorin Ksenofon Dilo, i cili i njeh me disa prej kryeveprave të tij.

Për të parë të plotë dokumentarinë klikoni këtu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb