Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka akorduar një dekoratë këngëtares Era Istrefi për kontributin e dhënë në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Pas marrjes së kësaj mirënjohjeje këngëtarja pohoi se ndihet e lumtur dhe krenare që po përfaqëson me dinjitet shtetin e saj.

“Jam e lumtur që kjo medalje më motivon më shumë për të promovuar më shumë Kosovën që me pas edhe më shumë suksese. Falënderoj presidentin për medaljen dhe ndihem e nderuar për këtë. Kjo më jep edhe një ekstra motivim që ta promovoj edhe më tepër vendim pasi jemi një popull që e meritojmë shumë”, tha Istrefi.

Ndërkohë presidenti ka pohuar se ndihet krenar me arritjet e Erës si dhe të këngëtarëve tjera, Dua Lipës dhe Rita Orës.

“Era, Dua dhe Ora janë më të mëdha se ne. Kanë ndikim më të madh se ne në botë. Ne kudo kemi qenë jemi ndier krenar. Kam qenë krenar kur Era ka prezantuar në Moskë. Unë nuk jam xheloz, por ndihem krenar për arritjet e Istrefit. Është një mrekulli se çfarë po bëjnë talentet kosovare në botë”, tha Thaçi.

Kujtojmë se këngëtarja jonë këndoi në ceremoninë përmbyllëse të kampionatit botëror në Moskë këngën “Live It Up” përkrah Will Smith dhe Nicky Jam.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb