TIRANE

Ndërkohë që jeta e saj profesionale është duke shkuar më së miri, edhe jeta private, me sa duket, nuk po mbetet mbrapa. Së fundmi, po flitet se Era Istrefi është në një lidhje dashurie me këngëtarin britanik Julian Perretta.

Këto zëra lindën jo pa shkak, pasi dy këngëtarët shihen shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, madje Julian-i poston vazhdimisht foto dhe video me Erën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tani, duket se Julian dhe Era kanë nisur së bashku pushimet në ishullin luksoz të Mykonos, së bashku me shoqërinë e tyre të ngushtë, mes tyre dhe Diplo.

Era ka publikuar disa video dhe foto nga pushimet e saj dhe duket se po i shijon ato në maksimum. Kujtojmë se pak kohë më parë, këngëtarja shqiptare publikoi këngën “Sayonara”, e cila u prit shumë mirë nga publiku.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb