KOSOVE – Këngëtarja Era Istrefi ka disa muaj që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri në treg.I fundit ishte bashkëpunimi me French Montanën, ndërkohë pritet që së shpejti Era t’i futet punës për të sjellë edhe projekte të reja në treg.

era

Istrefi ka qenë shumë e përfolur muajve të fundit në media, e kjo edhe për faktin se u nda nga ish-i dashuri i saj, Faton Shohi, njëherësh edhe ish-menaxher i saj.

E duket se pas kësaj ndarje, Era e ka marrë veten. Ajo madje në një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram, shihet e transformuar tërësisht, teksa edhe në mbishkrimin e saj e bën të ditur se ajo tashmë është tjetër.

26153273_1766809590280448_2426535782119374848_n

“Zemër unë jam krejt tjetër”- ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë ku shfaqet mjaft e freskët dhe në formë. Mesa duket, mesazhi ka qenë i qartë, që tashmë Era ka një drejtim ndryshe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb