Këngëtarj aEra Istrefi, përveç angazhimeve në muzikë, nuk neglizhon as familjen e saj. E së fundmi në rrjete sociale po qarkullon një foto tjetër e Erës, në të cilën ajo është shfaqur me mbesën e saj, Rene.

Nga fotoja duket që Era është e lumtur për faktin që tashmë është bërë teze dhe si e tillë, ajo këtë ka dashur ta dëshmojë edhe përmes kësaj fotoje në të cilën duket që po kalon momente të bukura me Renen.

Në foto ajo ka vendosur edhe një mbishkrim: “Rene bukul kukul”. Mesa duket, biondja simpatike ka lënë disi pas dore koncertet e shumta që ka pasur këtë verë, për t’ju përkushtuar pak më shumë mbesës së saj, vajzës së Nora Istrefit dhe Robertit.

(b.e/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: