Duket se cdo gjë që vesh Era Istrefi apo ndryshimet që ajo bën në “look” shndërrohen në një trend. Së fundmi këngëtarja e hitit “Bonbon” ka vendosur të shfaqet me një tjetër ngjyrë flokësh. Era ka hequr dorë nga bjondja dhe tashmë i ka lyer flokët e saj ngjyrë gri.

Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka shfaqur “look-un” e ri.
“Gri. Si ngjyra e përkohëshme e zemrës sime”, ky është mbishkrimi që ka vendosur bashkangjitur postimit të saj këngëtarja, duke lënë kështu të nënkuptohet se zemra e saj nuk është në gjendje shumë të mirë momentalisht.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: