TIRANE – Pas “Live it up” dhe “Prisioner”, Era Istrefi nuk ka ndërmend të ndalet. Perfomanca e saj në “Rusi 2018” ishte një sukses i jashtëzakonshëm, por Era tashmë do të sjellë një bashkëpunim të ri që nuk e prisnim.

Këngëtarja e njohur shqiptare përmes një postimi në Instagram ditën e djeshme ka lajmëruar të gjithë se kjo verë nuk do të jetë për pushime, por për punë.
Kënga e re titullohet “Oh God” (Oh Zot) dhe do të jetë në bashkëpunim me këngëtarin Koshens.

Këngë nga Konshens

Ky artist nga Xhamajka konsiderohet si një ndër talentet më premtues të momentit. Neve na mbetet vetëm për të dëgjuar hitin e ri të Erës që me siguri do të jetë një sukses tjetër i këngëtares shqiptare.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: