Era Istrefi ka performuar së fundmi në shumë televizione evropiane.

Por performanca më e fundit e saj e siguruar nga Telegrafi vjen nga Franca.

Eshte emisioni Mad Mag një prej më të shikuarve në Francë që ka pasur protagoniste Era Istrefin, e cila ishte mysafire në këtë emision për të performuar live hit këngën “Bon Bon”.

Edhe në Francë ashtu sikurse në shumë shtete “Bon Bon” ishte lart e ranguar në top lista, shkruan Telegrafi.

Kështu, publiku francez mirëpriti performancën e Erës në këtë emision dhe këngëtarja shihet mjaft në disponim për projektin “Bon Bon” mjaft i vështirë për t’u performuar.

Era vazhdon me hapa gjigant drejt majës së skenës muzikore botërore.

https://www.youtube.com/watch?v=xAv2ACiyexw

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: