Suksesi i Era Istrefit ka arritur edhe në Danimarkë. Pas marrëveshjes me kompaninë e njohur “Sony Music” dhe dominimit në shumë top-lista evropiane, këngëtarja e re shqiptare tani ka “goditur” edhe në tregun danez.

Dega e kompanisë “Sony Music” në Danimarkë ka shpërndarë një video në faqen zyrtare në Facebook duke e vlerësuar yllin shqiptar.

“Shqiptarja Era Istrefi na ka mahnitur dhe për këtë ka nënshkruar me Sony Music! Ajo është një yll në rritje dhe ka bërë bujë në shumë top-lista të Evropës me singlein ‘Bonbon’”, thuhet në përshkrimin e kësaj faqe, që më pas ka pyetur ndjekësit për të vlerësuar hitin e Erës.

Video e shkurtër ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive për yllin që po cilësohet si kombinim i dy yjeve botërore Sia dhe Rihanna.

Disa ditë më parë Era pati edhe një sukses tjetër të madh duke realizuar një intervistë për prestigjiozen “Billboard”.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: